Dy miqtë e nga FER’i, tash në Lëvizjen Vetëvendosje, Shpend Ahmeti e Ilir Deda, e kanë kuptuar shumë qartë vendimin e Gjykatës Kushteruese.
“Nuk e di pse disa media po thone dy herë mandati PDK, kur vendimi po e thotë qartë, herën e parë partisë fituese, herën e dytë në diskrecionin e presidentes… 92. Gjykata konsideron se Presidenti i Republikes duhet te vleresoje se cila eshte gjasa me e madhe qe nje parti politike ose koalicion te propozoje kandidatin per Kryeminister, i cili do te marre votat e nevojshme ne Kuvend per formimin e Qeverise se re….”, shkruan Kryetari i Prishtinës, Ahmeti.
Ngjashëm shprehet edhe Ilir Deda.
“Gjykata Kushtetuese qartëson: herën e parë PDK; herën e dytë Presidentja vendosë vetë – por jo për PDK (shihni pikat 89-95)”.
Edhe analisti Krenar Gashi është në të njëjtën linjë.
“Herën e parë PDK-ja, e për herën e dytë vendosë Presidentja”.