Shpëtimtari i Erionit ka ikur nga Kosova

erioniDy personat kryesorë që kontribuuan në kthimin e Erion Zenës (8) nga Siria nuk i kanë punët mirë. Për njërin prej tyre të hënën është ngritur aktakuzë për vepra të rënda penale përderisa tjetri është detyruar të largohet nga shteti “si pasojë e kërcënimeve”,shkruan Koha Ditore.

Ndaj Fitim Lladrovcit, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatat terroriste “ISIS” dhe “Al- Nusra”, që kishte bashkëpunuar me autoritetet kosovare, duke mundësuar kthimin e Erionit nga Siria, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprat penale: “Organizimi ose pjesëmarrja në grup terrorist” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Kurse Suad S., kushëriri i nënës së Erionit, Pranvera Abazi, thuhet të ketë emigruar nga Kosova për shkak të kërcënimeve që ka pranuar lidhur me kontributin që dha në kthimin e 8-vjeçarit në Prishtinë.

Për ngritje të aktakuzës ka njoftuar Prokuroria Speciale përmes një njoftimi, në të cilin thuhet se i pandehuri Fitim Lladrovci me pseudonimin “Fita”, më datën 8 dhjetor 2013, ka udhëtuar nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për në Stamboll, prej nga me automjete të ndryshme ka shkuar në një qytet afër Aleppos, në Republikën Arabe të Sirisë

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit