7 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Shpresë nga Italia, kisha e varrezave në Bergamo për herë të parë pa arkivole (FOTO LAJM)

Kryebashkiaku i Bergamos, Giorgio Gori na ka dhënë sot një lajm të mirë, pasi tregon se për herë të parë që pas shpërthimit të pandemisë s COVID-19 kisha e varrezave është pa arkivolë.

“Kisha e varrezave në Bergamo, më në fund bosh”, janë fjalët e kryetarit të Bashkisë, që e shoqëron edhe me foton e kësaj kishe.

Javët e fundit kisha e varrezave, ishte e mbushur me arkivole për shkak të numrit të madh të viktimave nga koronavirusi në këtë qytet, teksa krematoriumi, në shërbim ditë e natë, nuk ishte i mjaftueshëm.

Që prej asaj kohe, filloi transporti i arkivoleve, me kamionë të ushtrisë, drejt qyteteve të tjera.

Italia konfirmoi 482 persona të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Lajme të mirë vijnë sa i përket numrit të të shëruarve, pasi ka shkuar në 44927. Sipas kësaj shifre, janë 2200 të shëruar në 24 orët e fundit.

Më Shumë

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

P.C Prizreni mposht Istogun, mbetet lider

Proton Cable Prizreni ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Parë të basketbollit, duke mposhtur Istogun me rezultat 89:75. Skuadra prizrenase zhvilloi...

Lajmet e Fundit