11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Shqipëria miqësore me Italinë

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore luksi në 16 nëntor ndaj Italisë në Air Albania Stadium, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo miqësore ndaj Kampionëve të Evropës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italian, pas asaj miqësore të luajtur më 18 nëntor 2014 në Xhenova ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka.

Muaji nëntor i jep mundësi stafit teknik të zhvillojë miqësore sipas kalendarit të FIFA-s, deri në fillimin e Kupës së Botës “Katar 2022”. Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për datën 19 nëntor.

“Kuqezinjtë” ndërkohë do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022.

Më Shumë

Kastrati: Të futet në kurikulat mësimore lufta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e...

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Lajmet e Fundit