Shqipëria sivjet pranon 1,900 muxhahedinë

Qeveria e Shqipërisë pret të strehojë, brenda vitit 2016, afro 1,900 muxhahedinë – opozitarë iranianë të strehuar në kampe të ndryshme në Irak.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Flamur Noka.

Grupet e para të muxhahedinëve në Shqipëri kanë nisur të arrijnë në pranverën e vitit 2013, pasi qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës amerikane, të bërë nga sekretarja amerikane e Shtetit në atë kohë, Hillary Clinton.

Deri më tani, numri i muxhahedinëve ka arritur në 1,001 persona.

Thuhet se ata janë integruar në komunitet dhe jetojnë në banesa kolektive në periferi të Tiranës./VOA

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit