Shqiptohen 378 gjoba për mos respektim të masave antiCOVID brenda 24 orëve në Kosovë

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, Policia e Kosovës ka shqiptuar 378 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së coronavirusit.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

E në prag të ndërrimit të motmotit, dhjetëra zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë ndalë muzikën dhe kanë nisur shpërndarjen e qytetarëve nga sheshi i kryeqytetit.

E gjithë kjo pas rrezikut nga pandemia, si dhe në zbatim të masave anti-COVID, ku sipas masave në fuqi në ora 24:00, ndalohet lëvizja e qytetarëve përveç atyre që janë raste emergjente dhe të lejuar në bazë të vendimit të Qeverisë. /Telegrafi/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit