Qytetarët e Vlorës në ditën e parë të vitit 2022 lahen në det: E kemi ritual prej 6 vitesh, të bën mirë për shëndetin

Në këtë ditë të parë të vitit, qytetarët nga Vlora e Shqipërisë kanë hyrë në det.

Duket se kjo është mënyra se si e presin vitin e ri ndonëse temperaturat janë të ulëta.

Ata kanë folur për Top Channel duke thënë se e kanë këtë ritual prej 6 vitesh.

“Kemi një ritual prej 6 vitesh. Ujërat janë shumë të mira, nuk janë të ftohta. Është kënaqësi të lahesh. Të bën mirë për shëndetin, uji është i pastër, është pak i ftohtë por pak i përballueshëm por nëse lahesh, mësohesh dhe nuk e ke problem. Disa frekuentojnë natyrën e malin, disa detin”, thanë ata.

Ndërkohë nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë festive në të gjithë Shqipërinë.

Videon mund ta shihni KËTU. /TCH/

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit