Shtatë muaj burg pasi i shkaktoi frikë bashkëshortes së tij

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 7 muaj burgim dhe gjobë prej 100 euro T.N., për dhunë në familje.

I njëjti sipas njoftimit është lajmëruar në Polici nga bashkëshortja e tij, të cilës i ka shkaktuar frikë se do ta sulmojë fizikisht pas një rasti xhelozie.

“Me datë 07 janar 2021, në shtëpinë e tij familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtim fizik me qellin të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës brenda një marrëdhënie familjare – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve të njëpasnjëshme bashkëshortore lidhur me xhelozinë që e ka i pandehuri ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, pasi që i pandehuri T.N., kthehet në shtëpi kërkon nga bashkëshortja e tij të di arsyen pse i ‘a kishte fshirë një numër të telefonit në telefonin e tij personal, edhe pse e dëmtuara është arsyetuar se nuk i ‘a ka prekur telefonin, i pandehuri tenton ta sulmoj fizikisht të dëmtuarën, dhe e njëjta nga frika se do të ndodhë një e keqe, mbyllet në dhomë e raporton rastin në Polici, qëndron në dhomë deri sa në vend ngjarje paraqiten zyrtarët Policor, me të cilat veprime i pandehuri T.N., tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe shqetësimit të madh”, thuhet në njoftim.

Dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 07.01.2021.

Më Shumë

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit