Shtatë të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19. Ndërsa, nga 5,095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kurse 1,434 persona janë shëruar dhe 7,635  vazhdojnë të përballen me virusin vdekje prurës.

Ndërsa 24 orët e fundit janë dhënë 17.634 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në anën tjetër sipas Ministrisë, prej se ka filluar vaksinimi në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,193,786 doza të vaksinës, prej tyre me dozën e dytë janë vaksinuar 453,760 qytetarë.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit