9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Shtatë vjet plot shkelje

Për shtatë vjet pas miratimit të saj, shkeljet që i janë bërë Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga ana e politikanëve vetëm sa janë shtuar, kanë thënë njohës të Kushtetutës dhe përfaqësues të institucioneve që merren me të drejtat e njeriut.Akti më i lartë juridik u ratifikua dy muaj pasi Kosova deklaroi Pavarësinë e vet, më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008, shkruan sot Koha Ditore.

Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se sfidimi kryesor i kushtetutës është bërë pikërisht nga akterët politikë.

“Shpeshherë kemi pasur vendime të Gjykatës Kushtetuese e cila ka konstatuar shkelje nga politikanët. Po ashtu janë konstatuar sjellje jokushtetuese të zyrtarëve publikë në Kosovë”, ka thënë Doli.

Sipas tij, kriza e fundit politike që zgjati gjashtë muaj dëshmon për mosbesimin që klasa politike e ka në Kushtetutën e vendit.

Edhe Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka thënë se janë të shpeshta shkeljet e Kushtetutës, sidomos ato që kanë të bëjnë me kapitullin e dytë, i cili flet për të drejtat e njeriut. Si fajtor për këtë ai e sheh edhe gjyqësorin.

Shkelësit më të mëdhenj Kushtetutës të evidentuar janë dy ish-presidentët e Kosovës. Por, edhe pse është gardiane e aktit më të lartë juridik, Gjykata Kushtetuese shpesh është kritikuar për vendim në favor të politikës ditore.

Megjithatë, në ceremoninë e shënimit të shtatëvjetorit të miratimit të Kushtetutës, kreu i Qeverisë është shprehur optimist se do ta shtrijnë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës, përcjell koha.net. Edhe presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se Kushtetuta duhet të vlejë për të gjithë njësoj.

Kushtetuta e Kosovës që ka hyrë hyri në fuqi në 15 qershor 2008, paraprakisht është miratuar nga Parlamenti i Kosovës në 9 prill.

Më Shumë

Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren. “Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të...

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

Lajmet e Fundit