7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shtëpia e At Gjergj Fishtës hap dyert për vizitorët, stërmbesa: Kam vëllimin e parë të “Lahuta e Malësisë”, e kishte stërgjyshi im (FOTO)

Shtëpia e At Gjergj Fishtës ka hapur dyert për të gjithë ata që dëshirojnë që ta vizitojnë. Sot ishte në një lidhje live nga Fishta, Lezhë, me emisionin “Shqipëria Live” Ornela Ndoka, pasardhëse e At Gjergj Fishtës.

Për Ornelën është e rëndësishme që shtëpia të qëndrojë e hapur për vizitorët. Ajo ka kontribuar në restaurimin e shtëpisë, në mënyrë që të mos zhduket historia dhe gjurmët e një prej personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar.

Shtëpia e At Gjergj Fishtës hap dyert për vizitorët,

“Më vjen mirë që biznesmenët e kësaj zone, kanë vendosur që të hapin dyert e kësaj shtëpie. Ka qenë e banuar disa vite më parë dhe e kanë dhuruar për të qenë një shtëpi muze. Çdo gjë është bërë në mënyrë private, pasi edhe pjesa e rikonstruksionit është bërë nga një firmë private”, tregoi Ornela fillimisht në lidhje me mënyrën se si u hap kjo shtëpi.

Më pas stërmbesa e At Gjergj Fishtës u shpreh se ka shumë gjëra të tij, që nga botimet e ndryshme e deri te librat dhe pikturat që kanë dërguar vizitorët.

Shtëpia e At Gjergj Fishtës hap dyert për vizitorët,

“Kam gjithashtu edhe një objekt personal të tij, vëllimin e parë të Lahutës së Malsisë”. Ai ia ka lënë stërgjyshit tim, Mark Fishtës (nipi i tij). Madje në këtë vëllim ka edhe shënime të shkruara nga dora e tij. Librin e ka nisur në vitin 1905 dhe e ka përfunduar në 1937”, tregoi Ornela./Shqip

Shtëpia e At Gjergj Fishtës hap dyert për vizitorët,

Shtëpia e At Gjergj Fishtës hap dyert për vizitorët,

Shtëpia e At Gjergj Fishtës hap dyert për vizitorët,

Shtëpia e At Gjergj Fishtës hap dyert për vizitorët,

Shtëpia e At Gjergj Fishtës hap dyert për vizitorët,

Shtëpia e At Gjergj Fishtës hap dyert për vizitorët,

Shtëpia e At Gjergj Fishtës hap dyert për vizitorët,

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit