Shtëpia e kulturës në bashkësinë lokale Zhur, që u ndërtua në vitin 2009, mbeti peng e proceseve gjyqësore që në vitin 2014. Pas disa kërkesave të herëpashershme në shkallët e gjyqësorit, mori fund epilogu prej një dekade i këtij institucioni kulturor, ndërsa përgjigjja është pozitive.

“Tanimë është zhbllokuar çështja në gjykatë dhe personat që janë akuzuar për atë pjesë janë shpallur të pafajshëm. Komuna dhe kryetari i komunës e ka prit me padurim këtë zhbllokim, po presim që për vitin 2024 të futet në kodin buxhetor të buxhetit komunal, kurse në vitin 2025 të fillojë e të përfundojnë të gjitha punimet në shtëpinë e kulturës në Zhur dhe objekti ti kthehet komunitetit për zhvillimin e aktiviteteve”, tha Adem Morina, drejtor për kulturë, rini dhe sport në Prizren.

Sipas drejtorit të Ansamblit, “Emin Duraku”, Hajdar Elezkurtaj, për dhjetë vjet, përveçse ngelën pa shtëpi si ansambël, u dëmtuan kostumet kombëtare dhe veglat muzikore.

“Anëtarët kanë filluar me u demoralizu, me ik. E bë bajate puna, non stop të VC e shkollave duke ushtruar. Gardëroba na shkoj, instrumentet shkuan”, tha ai për RTK.

Ky lajm është ndër më të mirët për Mejdi Omajn, pasi është njëri ndër anëtarët më të vjetër të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Emin Duraku” në Zhur.

Ai thotë se që nga viti 1967 asnjëherë nuk kanë pasur probleme me lokacion sa dekadën e fundit.

“Hapen dyert për gjeneratat e reja, për përgatitjet për mobilizimin, për të gjithë ato forca që munden me dhënë kontribut, që me vazhdu jetën e ansamblit, përndryshe po shuhet, ku s’ka vend ku mu përgatitë, të mobilizojmë rininë, atëherë vërtetë është problem me vazhdu edhe këtë traditë që e kemi pas”, theksoi ai.

Përfaqësuesi i Zhurit, Jakup Hoxha ka se shpreson që në 2025 të funksionalizohet, Shtëpia e Kulturës.

“Shpresojmë shumë tek kryetari i komunës ku bashkë me drejtorin na kanë dhënë fjalë të fuqishme që pas zhbllokimit të bëhen punë të mira këtu, shpresojmë që në 2025 të lëshohet e këtu të vazhdojnë aktivitetet e shumta”, tha ai.

Opozita e dhjetë viteve më parë kishte paditur pushtetin lokal po të asaj kohe për punime të dobëta e deri më tani objekti i shtëpisë së kulturës në Zhur që kishte kushtuar mbi 1 milion euro ngeli peng i proceseve gjyqësore, por edhe u demolua nga persona të papërgjegjshëm.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri