4.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Shtëpia e Kulturës në Prizren s’mund të mbijetojë me vetëfinancim

Shtepia e kultures ne  PrizrenDrejtuesit e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren kanë kërkuar nga Kuvendi Komunal që ky institucion të kthehet nën ombrellën e pushtetit lokal, siç ka qenë para vitit 2007, pasi që aktualisht ndodhet në pozitë të vështirë financiare.

Sipas tyre, vendimi i KK-së i marrë në shkurt të 2007-s për kalimin e Shtëpisë së Kulturës në vetëfinancim dhe vetëmenaxhim ka vështirësuar veprimtarinë e saj, që është reflektuar negativisht edhe në zhvillimet kulturore në qytet, shkruan Koha Ditore.

“Me këtë vendim Shtëpia e Kulturës ka rënë në pozitë të vështirë të funksionimit të saj, si një institucion shumë i rëndësishëm kulturor, impakti i së cilës reflektohet negativisht drejtpërdrejt në zhvillimet e aktivitetit kulturor dhe promovimit të kulturës në përgjithësi në qytetin e Prizrenit”, thuhet në shkresën e menaxherit të Shtëpisë së Kulturës, Arben Rashkaj, që u është adresuar anëtarëve të KK-së.

Rashkaj ka kërkuar që të shqyrtohen disa nga propozimet që i ka parashtruar.

“Brenda mundësive ligjore, nëse ka pak hapësirë të kthehet në gjendjen e mëparshme statusi juridik i këtij institucioni kulturor, që nënkupton futjen e tij nën menaxhimin e tërësishëm të KK-së”, thuhet në shkresën e Rashkajt.

Nëse këto opsione dështojnë, sipas tij, pushteti lokal i Prizrenit mund t’i ndajë 25 mijë euro buxhet vjetor për shpenzimet e operimit, apo ndarja e një buxheti vjetor prej 21 mijë eurosh për rrogat e punëtorëve. Ndërsa opsioni i fundit, sipas Rashkajt, është futja e Shtëpisë së Kulturës nën menaxhimin e Teatrit Profesionist të Prizrenit, ku punëtorët e menaxheri do të futeshin në listën e pagave si nëpunës administrativë.

Kërkesa e Rashkajt është prezantuar në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë e Financa të KK-së. Kryesuesi i KK-së, Kujtim Gashi, ka shfaqur bindjen se ndryshimi i këtij vendimi do të jetë pothuajse i pamundur.

Vendimi për kalim në vetëfinancim dhe vetëmenaxhim i Shtëpisë së Kulturës është marrë vite më parë me arsyetimin e zbatimit të qarkores buxhetore të MEF-it rreth përcaktimit të kufijve finalë të financimit dhe punësimit. Fatin e njëjtë e kishte përjetuar edhe çerdhja publike e fëmijëve “Yllka”.

Më Shumë

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Lajmet e Fundit