2.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Shtesat dhe pagesat për fëmijët, ministri Murati del me një njoftim

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se janë 164,388 fëmijë e 19,753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot.

“I patëm premtuar e po i paguajmë çdo muaj”.

Ai tha se vetëm këtë muaj kemi 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat.

Të hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema, njoftoi Murati.

Mes tjerash, Murati bëri të ditur se në muajin gusht do të hapet aplikimi për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë, për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013.

“Kështu do të vazhdojmë deri në përmbushjen e plotë të premtimit për të përfshirë të gjithë fëmijët e Republikës deri në moshën 16 vjeçare në skemën e shtesave për fëmijë”, theksoi Murati në Facebook.

Më Shumë

Dy të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Dy persona janë lënduar nga aksidenti mes dy automjeve që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Lajmin e ka konfirmuar,...

Ylli – Trepça, duel kampionësh në Suharekë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon të ofrojë emocione dhe rivalitet të fortë, ndërsa Java e 11-të hapet me një përballje shumë interesante...

Lajmet e Fundit