Shteti me më së shumti myslimanë në botë anulon haxhillëkun për sivjet

Indonezia, shteti me numrin më të madh të myslimanëve në botë, – rreth 225 milionë – ka vendosur që ta anulojë haxhillëkun për këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për çdo vit, qindra mijëra indonezianë shkojnë në haxhillëk në Arabinë Saudite, më saktësisht në dy qytetet e shenjta për myslimanët, Mekë dhe Medine, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet e Arabisë Saudite tashmë kanë njoftuar se haxhillëku dhe umreja, në të cilat marrin pjesë miliona njerëz nga tërë bota, do të jenë të pezulluara deri në njoftimin e ardhshëm.

Fachrul Razi, ministër për çështje fetare, tha se vendimi për anulimin e haxhillëkut për sivjet është marrë për shkak të shqetësimeve rreth koronavirusit dhe masave të vazhdueshme kufizuese në sektorin e udhëtimeve.

Për këtë vit, vendi kishte planifikuar që t’i dërgonte në haxhillëk 221,000 besimtarë, ndërsa 90 për qind e tyre tanimë ishin regjistruar për t’u nisur, sipas faqes zyrtare të kësaj ministrie.

Dewi, punëtore në një kompani të telekomunikimit, tha se ndonëse ka pritur gjashtë vjet për të shkuar në haxhillëk, ajo është pajtuar me vendimin për anulimin e pelegrinazhit. “Nëse ky është vendimi, unë do ta pranoj atë. Mbi të gjitha, unë besoj se gjithçka ndodh me lejen e Zotit”, tha ajo.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit