Shtohet numri i rasteve të dhunës në familje në Komunën e Rahovecit

Gjendja e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Rahovecit gjatë vitit të shkuar ka qenë e qetë dhe stabile është thënë të martën në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Por sipas të dhënave të paraqitura nga zyrtarët policorë del se në vitin e kaluar ka pasur rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje krahasuar me vitin paraprak, ndaj më 2018 janë evidentuar 39 raste të tilla.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale për Informim, të martën, është mbajtur mbledhja e parë e KKSB-së në vitin 2019, në kryesimin e kryetarit Smajl Latifi.

Në këtë njoftim shkruan se komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, kapiteni Osman Ismajli, ka raportuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vitin 2018.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit