23.8 C
Prizren
E martë, 16 Gusht, 2022

Shtohet stafi i ambasadës në Bruksel

Hoxhaj-Enver5-21Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në takimin e parë të ekipit negociator për negociimin e MSA-së ka thënë se shumë shpejt kësaj ambasade do t’i shtohen edhe 10 persona nga ministri të ndryshme.

“Kemi vendosur ta rrisim numrin e diplomatëve tanë në ambasadën tonë në Bruksel. Besoj se kemi filluar një punë të mirë, fillimisht me një propozim që ka ardhur nga Ministria e Integrimit, që ta kemi një zyrtar të kësaj ministrie, siç është Labinot Hoxha në Bruksel. Edhe MTI-ja ka dhënë një propozim, dhe ky diplomat tash është në Bruksel. Meqë MSA-ja merret po ashtu me bujqësi, mendoj se edhe nga Ministria e Bujqësisë ta kemi sa më shpejt një person kompetent”, ka thënë Hoxhaj, transmeton RTK.

Sipas tij, ky shtim i stafit po bëhet për ta kuptuar MSA-në sa më drejt. “Neve na duhen njerëz që e njohin përmbajtjen, që e njohin substancën dhe e kuptojnë natyrën e çdo procesi, meqë vetëm në këtë formë do të mund ta shtyjmë këtë proces përpara”, është shprehur ai.

Kryediplomati ka përmendur rastin e Kroacisë, e cila, sipas tij, në ambasadën e saj në Bruksel ka pasur rreth 80 diplomatë. “Kroacia sivjet është bërë anëtare e BE-së, stafi që ka pasur në ambasadën e saj në Bruksel ka qenë rreth 80 veta. Aktualisht i kemi vetëm pesë veta, por jemi të interesuar që në të ardhmen t’i dërgojmë edhe 10 veta”, ka treguar ai. Hoxhaj i ka ftuar edhe ministritë e tjera, që në koordinim me ministren Çitaku të bëjnë propozime konkrete për përfaqësimin e tyre në Bruksel.

“Sa di unë, një pjesë e madhe e stafit do të jetë mobil, pra do të udhëtojë nga Prishtina në Bruksel, duke mos pasur nevojë të jenë tërë kohën atje. Por, ata që do të jenë permanentë në ambasadën tonë duhet të jenë sa më të përgatitur”, ka thënë Hoxhaj.

Më Shumë

Malishevë: Prishet asfalti “i ri”, komuna detyron firmën ta rregullojë

Komuna e Malishevës ka detyruar punëkryesin që ka kryer rrugën Malishevë-Banjë t’i përmirësojë defektet e shfaqura pas shtrimit të shtresës së dytë të asfaltit. Sipas...

KEDS: Këtu mund të informoheni për reduktimet 2 orëshe

KEDS ka publikuar një njoftim ku ka bërë të ditur se si qytetarët të informohen për reduktimet dy orëshe të planifikuara në lagjet e...

Lajmet e Fundit