8.3 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Shtyhet festivali “Hasi jehon”

Festivali “Hasi jehon”, nuk do të jehojë në muajn maj, në Gjonaj të Hasit.

Ai, është shtyrë për në vjeshtë.

Kryetari i SHKA ” Malësori” në Gjonaj, Haziz Hodaj tha se,  është shtyrë për shkak pandemisë COVID 19.

“Festivali “Hasi jehon” kjo perlë e pashembullt e folklorit burimor, ky organizim ndër më të vlerësuarit, pas 20 vitesh rresht, detyrohet të zhvendoset në kohë derisa të krijohen kushtet organizative”, tha Hodaj.

“Në vend se të jehojë Hasi, fatkeqësisht po jehon COVID 19, këtë fillim maj në tërë globin!”

“Po lutemi bashkërisht që virusi me negativitetin e vet të sjellë pozitivitet kudo në botë”.

“Shpresojmë dhe besojmë shumë, se vjeshta do ta sjellë në skenë Festivalin “Hasi jehon” më të gjitha karakteristikat e tij të veçanta”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Lajmet e Fundit