11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Shtyhet gjykimi ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë

 Ka dështuar të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, Jonuz Mazreku, i akuzuar për asgjësim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Shkak i shtyrjes së seancës së paraparë të mbahej të martën ishte mungesa e prokurorit Sadri Alija, për të cilin gjyqtari i çështjes, Njazi Morina, tha se për të njëjtin ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt nga ftesa e datës 4 shkurt 2021, dhe i njëjti përmes telefoni ka arsyetuar mungesën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në anën tjetër gjyqtari Morina, e ka konstatuar prezencën në këtë seancë, të akuzuarit Jonuz Mazreku me mbrojtësin e tij, avokatin Faik Halilaj, të dëmtuarës Bahrie Hoti, si dhe dëshmitarëve Shaban Mazreku, Aziz Mazreku dhe Hysni Komani.

Pas konstatimit të gjyqtarit Morina, ka reaguar mbrojtësi i të akuzuarit Mazreku, avokati Faik Halili, duke deklaruar se e kuptojnë arsyetimin e prokurorit, por do të duhej të kishte zëvendësim në mënyrë që të mos shtyhet gjykimi.

“Mendoj që prokurori ka qenë dashtë ta bëjë një organizim më të mire ku në sistemin prokurorial lejohen zëvendësimet e prokurorëve, dhe do të ishte mirë që prokurori të zëvendësohet me prokuror tjetër, me qëllim që të gjitha palët prezent të mos kthehen duke mos u mbajtur një seancë e tillë kur kushtet ligjore e lejojnë zëvendësimin e prokurorit”, tha avokati Halili.

Halili, po ashtu ka shtuar se jep këtë reagim për faktin se nuk është hera e parë se kjo çështje shtyhet në mungesë të prokurorit, pasi që sipas tij se paku ka qenë edhe një herë kur është shtyrë gjykimi në mungesë të prokurorit.

Në mungesë të kushteve ligjore, kjo seancë është shtyrë për 24 mars 2021, në ora 09:30.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, për këtë rast më 22 qershor 2016, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Jonuz Mazreku, duke e ngarkuar atë se në cilësinë  e drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, ka kryer veprën penale “asgjësimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 367, paragraf 7, lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Mazreku, në cilësinë e përgjegjësit të shkollës, vepron në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, duke mos u kujdesur për sigurinë e punëtorëve, nuk ka siguruar pajisjet mbrojtëse, dhe nuk i ka mirëmbajtur në gjendje të rregullt për përdorim të nevojshëm në punë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Mazreku, ka rrezikuar jetën e punëtorit të tij, dhe në vendin ku gjendej kaldaja, e cila shërbente për ngrohtoren e shkollës fillore “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, i ndjeri Z.H, i cili më 5 dhjetor 2014, kishte shkuar për ta ndezur ngrohtoren e shkollës, bombola e gazit kishte eksploduar, me çka edhe ishte rrënuar i tërë objekti, dhe në këtë rast ai nga lëndimet e marra kishte ndërruar jetë. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit