Shtyhet gjykimi ndaj policëve të akuzuar për marrje ryshfeti në Prizren

Mungesa e kryetarit të trupit gjykues, Skender Çoçaj, është bërë shkak që të shtyhet shqyrtimi gjyqësor i paraparë te mbahej të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarve për marrje ryshfeti, K. K.dhe L. H.

Procesmbajtësja e gjykatësit Çoçaj, ka thënë se ai gjendet jashtë shtetit për vizitë zyrtare dhe se shqyrtimi i dytë është shtyrë për 8 nëntor 2017, në ora 09:00, për të cilin fakt janë njoftuar të gjitha palët, paraprakisht.

Ndryshe, zyrtarët policorë akuzohen se më 3 shkurt 2017, në Prizren, kanë ndaluar një qytetar për kundërvajtje dhe nga i njëjti kanë kërkuar ryshfet për të mos i shqiptuar dënimin me gjobë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari K. K.i ka thënë qytetarit të ndaluar që të vendosë 15 euro në librezën e makinës dhe t’ia sjellë atij. Pasi që qytetari ka vepruar sipas udhëzimeve, ai është liruar të vazhdojë rrugën pa u dënuar.

K. K., nga paratë e marra, ia kishte dhënë 5 euro të akuzuarës L. H./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit