8.4 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Shtyhet përsëri starti i sezonit në Moto GP

Spanja është vendi i dytë në botë me përhapjen e Covid-19 pas SHBA me mbi 140 mijë njerëz të infektuar dhe i dyti edhe në humbjen e jetëve pas Italisë, teksa 14 mijë persona kanë ndërruar jetë. Ndërsa 43 mijë të tjerë janë rikuperuar nga virusi i rrezikshëm.

Për sport nuk flitet më në këtë periudhë. Edhe eventi i radhës, Çmimi i Madh i Katalonjës në Moto GP është anuluar, kjo si pasojë e mungesës së datave për ta shtyrë pasi sezoni ende nuk ka nisur. Tashmë mendohet se 21 qershori në Gjermani do të jetë gara e parë sezonale, gjithnjë nëse situata me Covid-19 do të jetë përmirësuar ndjeshëm.

Kjo është data dhe vendi i ri që tifozët e Kampionatit Botëror të Moto GP u është dashur të shënojnë për herë të tetë me të kuqe në kalendarët e tyre për të parë një garë të këtij sezoni. Garat e Tajlandës, Shteteve të Bashkuara dhe Argjentinës janë zhvendosur në muajin nëntor. Ndërsa dy garat e Spanjës, Valencia dhe Katalonja, ajo e Francës dhe e Italisë, nuk kanë kanë një datë zyrtare se kur mund të zhvillohen.

Përhapja e tanishme e koronavirusit ka detyruar organizatorët e DORNA-s të ribëjnë kalendar të ri çdo dy javë dhe me siguri do të jetë e pamundur që të përfshihen 20 garat e planifikuara për vitin 2020. Se cilat do të sakrifikohen, kjo mbetet për t’u parë, pasi asnjë uk di me siguri që sezoni do të fillojë më 21 qershor.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare, pasi ankesa...

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit