Shtyhet seanca e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosoves14

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë që të mbahet në orën 14:00 është shtyrë për në orën 17:00.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur përfundimisht që seanca në të cilën është paraparë që të diskutohet për projektligjin e ndërmarrjeve publike të shtyhet për në orën 17:00, transmeton zeri.info.

Në anën tjetër ish – kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar në lidhje me tërheqjen e projektligjit për Trepçën, duke thënë se ky vendim i Qeverisë është në kundërshtim me premtimet dhe synimet që i ka dhënë gjatë fushatës parazgjedhore.

Sipas Krasniqit, Qeveria është dorëzuar karshi Beogradit dhe se kjo është një tërheqje taktike e Qeverisë. /Zëri/

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme në orën 14

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për në orën 14, ku do të diskutohet ligji për ndërmarrjet publike, me anë të të cilit do të pamundësohet likuidimi i Kombinatit Trepça.

Mustafa ka thënë se gjatë ditës do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë ku do të diskutohet për obligimet e Trepçës që sillen rreth 1.4 miliardë euro.

Ai ka thënë se të martën do të nxirret për votim ndryshimi i Ligjit për Trepçën.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit