16.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Shtyhet seanca për vrasjen e doganierit në Prizren

Prizren-GjykataEdhe pse prokurorja Ervehe Gashi kërkoi ekspertizë shtesë të policit Afrim Basha dhe rrethanave të rastit të vrasjes së doganierit Nasi Gavazaj në seancën e 12 marsit, të cilën ekspertizë e pranoi gjykata, ekspert[et mjekësore ende nuk e kanë përgatitur ekspertizën. Kjo ishte arsyeja e shtyrjes së seancës. Familja e viktimës dhe prokurorja nuk ishin pajtuar me ekspertizën e psikiatrit Fahri Drevinja që kryesisht shfajësonte policin e akuzuar për vrasje.

Ekspertet Nazmie Ibrahimi dhe Shqipe Ukshini më 6 maj njoftuan gjykatën se ende nuk e kanë gati raportin me shkrim për rastin e vrasjes së doganierit në Prizren. Ato në arsyetim thanë se lënda është voluminoze, ndërsa raporti i tyre do të jetë gati brenda afatit prej tri javëve.

Mungesa e eksperteve, e para psikiatre dhe e dyta psikologe shkaktoi mosmbajtjen e seancës së të enjtes.

Familjarë të Nasi Gavazajt, doganierit të vrarë në korrikun e 2012-ës, u ankuan se do të duhej të njoftoheshin me kohë për mungesën e eksperteve, pasi për ta marrja pjesë në seancë paraqet një torturë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 korrik të para gati dy vjetëve në vendin e quajtur “Gurra” në Prizren, kur polici Afrim Basha bashkë me disa shokë dhe kolegë të tij po shkonin për të mbushur ujë, ndërsa te ky vend ndodhej doganieri Nasi Gavazaj me miqtë e tij.

Sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me Hasan Gavazajn (djalin e viktimës) dhe të ndjerin Nasi Gavazajn, polici Basha ditën kritike e shtyu Hasanin.

Pas shtyrjes, Nasi Gavazaj vrapoi në drejtim të policit, ndërsa Basha nxori pistoletën dhe shtiu dy herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të rrezikshme për jetë.

Si pasojë e lëndimeve të marra trupore pas 12 ditësh Nasi Gavazaj vdiq në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Polici Afrim Basha akuzohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, pasi që qëlloi Gavazajn me armën zyrtare duke tejkaluar kompetencat.

Gjykata urdhëroi ekspertizë shtesë të policit Basha dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje, pasi prokurorja dhe mbrojtja e palës së dëmtuar nuk u pajtua me ekspertizën e psikiatrit Fahri Drevinja.

“Veprimet e tij [policit Basha] deri te krisja e revoles kanë qenë mjaft të kontrolluara, tërë kohën është munduar t’i menaxhojë veprimet, mirëpo në një moment kur turma është afruar dhe kur ky është bindur- intuita e tij është bindur, në atë moment ka dalë nga kontrolli”, thuhet në ekspertizën e Drevinjës.

Policët që dëshmuan gjatë gjykimit dhe disa dëshmitarë përmendën një përleshje mes miqve të Gavazajt dhe policëve që ishin me Bashën, para se ai ta qëllojë për vdekje doganierin.

Seanca e ardhshme do të vazhdojë me 5 qershor.

Më Shumë

Krasniqi sonte përballet me Silva

Haxhi Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të  përballen sot mbrëma. Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë...

Paraqitet në stacionin policor në Rahovec, policja e raportuar si e zhdukur

Policja e raportuar si e zhdukur është paraqitur në stacionin policor në Rahovec. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit