17.6 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Shtypi anglez për pashallarët shqiptarë

Perandoria Osmane, së paku deri në gjysmën e parë të shekullit XVIII, vazhdonte të ishte një superfuqi globale mesjetare, edhe pse në rënie e sipër. Ndërsa shqiptarët, ndonëse nën sundimin osman, përfaqësonin popullsinë më dinamike të kësaj perandorie.

Ata jo vetëm që përbënin shtyllën e fuqisë ushtarake të Portës së Lartë, por edhe kishin krijuar pashallëqe, në të cilat sundonin pothuajse të pavarur. Natyrisht në rrethana të tilla, edhe opinioni publik evropian, në këtë rast, ai anglez, nuk kishte se si të anashkalonte faktorin shqiptar, shkruan sot Memli Sh. Krasniqi në Koha Ditore.

Kështu, gazeta “Hampshire Chronicle” kishte botuar edhe kopjen e letrës së Kontit de Romanzow të 9 qershorit të viti 1773, ku, ndër të tjera, ai do të shkruante edhe për luftën kundër Perandorisë Osmane në kufijtë e saj verilindorë. Në atë zonë luftimesh ishte angazhuar gjenerali Weissman, i cili, në mëngjesin e 27 majit të vitit 1773, në Karasan të Krimesë, kishte sulmuar kampin e ushtrisë osmane të përbërë nga 12.000 ushtarë që komandohej nga kani i Krimesë, Geraylari, Abdulla Pasha (Arnauti) dhe Hasan Çerkezi. Dëmet e osmanëve nga ushtria ruse ishin: 1.500 të vrarë, 100 të zënë robër, 16 topa dhe pajisje të tjera të konfiskuara. Ushtria osmane ishte tërhequr në Bazarxhik të Dobruxhës.

 

Më Shumë

Pasurohen 15 biblioteka shkollore në Malishevë me veprat e Ali Huruglicas

Në kuadër të përpjekjeve për pasurimin e fondit librar në shkollat e komunës së Malishevës, janë dorëzuar 15 komplete të veprave të shkrimtarit Ali...

Arrestohet një person në Rahovec, policia i sekuestron armë zjarri

Një person është arrestuar, më 14.07.2025, në fshatin Hoqë e Vogël në Rahovec pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Policia njofton se lidhur...

Lajmet e Fundit