16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shuarja e një aktori i madh: Kush ishte Adem Mikullovci, nga aktrimi në politikë

Adem Mikullovci (u lind në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë) bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër.

Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjës”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend up komedia “Përgjuesi” etj.

Lexo Edhe:
Virologia kineze që u arratis në SHBA, pretendon se Pekini fshehu shpërthimin e COVID-19 – zotohet se do të publikojë prova që virusi është bërë nga njeriu
Krijimtaria – Filmografia

Proka (1984)-aktrim

Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim

Era dhe Lisi (1979)-aktrim

Sulmi i kuq (1974)-aktrim

Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim

Vakti e han kashten I (2009)-aktrim

Crveni udar (1974)-aktrim

TV produksioni

Kafeneja jonë- (2004 – 2013) (serial hunoristik)-aktrim

Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim

Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim

Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim

Qesh e ngjesh (1982)(humor)

Gëzuar viti i ri (1976)

Burleska(komedi).

Qka Ka Shpija (2014-aktiv aktrim.

Videoproduksioni

Mahmutovitët dhe Rexhepovitët

Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit

Kur do të kthehet Remziu

Katunar e shehërli

Mëhalla jonë

Qëndresa

Sadri Llapjani

Tëgjithë me ne, (2000)

Mësuesi

Një pallto për babain tim në burg

Një buqet buzqeshje

Të gjithë me ne, (2000)

Kariera politike

Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Osmani: Më 24 mars të ’99-ës aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar aleancën veri-atlantike, NATO-n dhe ushtarët e saj për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Sot në...

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve. Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës...

Lajmet e Fundit