Shuma marramendëse që ka fituar Mourinho nga shkarkimet prej vitit 2007

Trajneri i mirënjohur portugez, Jose Mourinho i ka ndarë rrugët me Tottenhamin gjatë ditës së djeshme.Jose Mourinho të hënën e 19 prillit u shkarkua nga Tottenham, shkruan Insporti.com.

Ky shkarkim do t’i kushtojë Tottenhamit plotë 30 milionë funte për shkak të shkëputjes së parakohshme tv kontratës.

Në total, Mourinho ka fituar 93.5 milionë funte nga shkarkimet që i kanë ndodhur nga klube të ndryshme që prej vitit 2007.

Para 14 vitesh, Chelsea pagoi faturën prej 18 milionë eurove për shkarkimin e tij, derisa Real Madridi në vitin 2012 pagoi 17 milionë funte, e Manchester Unitedi 15 milionë sosh.

Chelsea u “dogj” sërish prej 12.5 milionë funteve kur e shkarkoi Mourinhon në vitin 2015.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit