8.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Si ndodhi tentim-grabitja në Prizren? Flet dëshmitari që pa ngjarjen

Një ngjarje si në filma ndodhi të hënën në Prizren, pasi tre të dyshuar, të armatosur, gjatë tentimit për ta grabitur një argjendari në rrugën “Adem Jashari”, plagosën dy persona, babë e bir, pronarë të lokalit.

Dëshmitar në këtë ngjarje ishte edhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besnik Krasniqi, i cili rrëfen se tentim grabitja ka zgjatur përafërsisht 12-13 sekonda. E përgjatë kësaj periudhe shprehet se me disa qytetarë të tjerë të cilët ofruan ndihmë, ishin prezantuar si zyrtarë policorë, për t’i frikësuar hajnat.

Ishim 2-3 qytetarë aty që instinktivisht kemi bërtitur si “policia, policia” dhe kanë menduar që jemi të armatosur edhe ne. I kam njoftuar Policinë e Kosovës për të gjitha detajet dhe besoj që kjo i ka ndihmuar” tha Krasniqi në T7.

Hajnat të cilët tashmë u identifikuan dhe arrestuan nga Policia e Kosovës, ishin me maska, por Krasniqi thotë që njërin prej tyre e kishte dalluar përmes syve.

Por, Krasniqi thotë që tentim grabitja ishte mjaft mirë e organizuar nga të dyshuarit. Sipas tij, ata kishin shfrytëzuar periudhën kur bëhet pranim-dorëzimi i detyrës në Policinë e Kosovës, për ta realizuar aksionin e tyre.

Ka qenë e organizuar mirë, pasi që kanë qenë në kohën e ndërrimit të policisë, sepse ishte orari dhe ndoshta përderisa bëhet pranim-dorëzimi i detyrës ka një hapësirë dhe i kanë pasur informatat, sepse kanë pasur kohë” thotë ai.

Hajnat ishin koordinuar vazhdimisht për veprimet e tyre, kur edhe kishin filluar të shtënat me armë.

Britma ka pasur nga ana e pronarëve dhe e jona, ndërsa grabitësit kanë komunikuar mes vete, dhe kur ka filluar i pari të shtijë me armë, filluan edhe të tjerët sepse nuk e kanë pritur rezistencën tonë. Pronarët kanë bërë një punë të mirë sepse gjithë jeta varet prej atij biznesi, sepse tolerimi” shprehet ai.

Ai ka treguar që të dyshuarit ishin të pajisur me dy armë të gjata, automatike dhe revole.

Të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës dhe kanë të kaluar kriminale, në fushën e grabitjes dhe përdorimit të armës. Sipas policisë, të njëjtit kanë qenë edhe në burg

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

Në një banesë në rrugën “William Woker” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa është raportuar në...

Bashkimi – Sigal Prishtina, derbi i të pamposhturve

Java e katërt e ProCredit Superligës premton emocione të mëdha, me kulmin te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që nuk kanë...

Lajmet e Fundit