Gjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve Ruzhdi Fejzullahu, Leotrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku për tentim grabitjen dhe plagosjen në njërën prej argjendarive në Prizren.

Një masë e tillë, është caktuar pas seancës dëgjimore, që është mbajtur të enjten në ora 18:00 në Gjykatën Themelore në Prizren.

Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, e ka përpiluar prokurori Metush Biraj, të cilën edhe e ka përfaqësuar në gjykatë e të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Metush Biraj në seancën e sotme dëgjimore deklaroi se ekziston dyshimi i bazuar se Ruzhdi Fejzullahu mund të ketë kryer veprën penale “Ndihma në grabitje nga neni 317 par 1 dhe par 4 të Kodit Penal të Kosovës si dhe të pandehurit Leotrim Latifi, Ibrahim Qadraku dhe NN, mund të kenë bashkëkryer veprat penale “Grabitja në tentativë nga neni 317 par 1 dhe par 4 dhe lidhur me nenet 28 dhe 31 të KPRK-së; veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par 1 të KPRK-së, veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, veprën penale grabitje nga neni 317 par 1 dhe 3 të KPRK-së, veprën penale sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 par 1 dhe 3 të KPRK-së, veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm të nga neni 356 par 1 të KPRK-së si dhe veprën penale dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë nga neni 321 par 1 dhe 3 të KPRK-së.

Prokurori Metush Biraj theksoi se ekziston dyshimi i bazuar për caktimin e paraburgimit pasi që duke marrë parasysh lartësinë e dënimeve që mund të iu kanosen të pandehurave janë tepër të larta, e duke pasur parasysh që deri më tani kanë qenë të fshehur, ka rrezik të arratisjes apo fshehjes së serishme e si rezultat i kësaj mund të pamundësohet zhvillimi i procedurës penale po ashtu rrethanat e posaçme tregojnë se të pandehurit do ta pengojnë rrjedhën e procedurës penale  duke tentuar t’i falsifikojnë, fshehin apo ndryshojnë provat e veprës penale ose duke ndikuar në dëshmitarët, në të dëmtuarit apo t’i ndihmojnë të bashkëpandehurit tjetër NN, i cili është në arrati si dhe duke marr parasysh karakteristikat personale të tyre tregojnë se mund të përsërisin veprat penale.

Persona të armatosur, në tentim për të grabitur argjendarinë plagosin babë e bir në PrizrenPersona të armatosur, në tentim për të grabitur argjendarinë plagosin babë e bir në Prizren

Andaj, prokurori Metush Biraj i propozoi gjykatës që të caktohet masa e paraburgimit, si masë e vetme të cilën prokuroria e ka vlerësuar si të domosdoshme për siguromini e pranisë së të pandehurve në çështje penale.

Ndërkaq, mbrojtësi i të dyshuarit Ruzhdi Fejzullahu sipas detyrës zyrtare, avokati Besim Koqinaj, e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit, ndaj klientit të tij.

I njëjti ka theksuar se Prokuroria nuk ka prova të sigurta që mbështesin propozimin për caktimin e paraburgimit dhe shtoi se i mbrojturi i tij ia ka shitur veturën e tij “Passat”, me ngjyrë hiri një personi të panjohur dhe se i njëjti me profesion është shitës i automjeteve  dhe se asnjëherë nuk ka ma herët nuk ka qenë i dënuar për vepra penale e as që është recidivist.

Ai shtoi se është i njohur identiteti i tij, dihet adresa e tij dhe se i njëjti nuk ka arsye për të u arratisur dhe se të gjitha provat rreth kësaj lëndë janë në Prokurori dhe se përderisa po dyshohet për ndihmë në grabitje do të mund që ndaj tij të caktohet një masë më e butë siç është masa e arrestit shtëpiak.

Me konstatimet e mbrojtësit të tij është pajtuar edhe i dyshuari Ruzhdi Fejzullahu, duke e kundërshtuar kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Ndërkaq, mbrojtësi i të dyshuarit Leotrim Latifi sipas detyrës zyrtare, avokati Besim Morina, e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit, ndaj klientit të tij.

Ai shtoi se nuk është kontestuese që janë kryer veprat penale, por kontestuese është fakti lidhur me dyshimin që ka të bëjë me të mbrojturin Leotrim Latifi, ngase sipas tij,  Prokuroria është bazuar në prova dytësore e as që janë zënë në flagrancë e as që kanë ofruar një prove si fotografi, armë e përdorur apo të njëjta me të cilën do të dëshmohej se Leotrim Latifi e ka kryer veprën penale, andaj ai propozoi që ndaj tij të caktohet një masë më e butë, ngase dihet adresa e tij.

Me konstatimet e mbrojtësit të tij është pajtuar edhe i dyshuari Leotrim Latifi, duke e kundërshtuar kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit ndaj tij, i cili theksoi se para 4 muajve është liruar nga masa e paraburgimit e për këtë po i mveshen këto vepra penale.

Ndërkaq, edhe mbrojtësi i të dyshuarit Ibrahim Qadraku sipas detyrës zyrtare, avokati Ali Kosova, e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit, ndaj klientit të tij.

Ai shtoi se nuk është arritur të provohet me asnjë prove se cilat veprime specifike i ka ndërmarrë i mbrojturi i tij për të cilat dyshohet. Ai tha se i mbrojturi i tij nuk e njeh qytetin e Prizrenit dhe se mbajtja e tij në paraburgim do të ishte një masë e rëndë, prandaj propozoi që ndaj tij të caktohet një masë me e butë për sigurimin e pranisë së tij në procedurë.

Me konstatimet e mbrojtësit të tij është pajtuar edhe i dyshuari Ibrahim Qadraku, duke e kundërshtuar kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit ndaj tij, i cili theksoi se asnjë prove nuk e dëshmon se i njëjti ka qenë në Prizren ose që ka të bëj me këtë vepër. Ai theksoi se të akuzuarin tjetër Ruzhdi Fejzullahu për herë të parë po e shoh këtu në këtë seancë dhe tha se s’ka të bëjë me këtë vepër penale, duke propozuar  që ndaj tij të caktohet masë më e butë.

Pas kësaj, gjykatësja e procedurës paraprake Raima Elezi, ka caktuar për të dyshuarit e lartpërmendur masën e paraburgimit prej 30 ditësh, e cila do të llogaritet nga data 18 nëntor 2021, si dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2021.

Ndryshe, sipas kërkesës së prokurorisë mbi caktimin e masës së paraburgimit, të datës 18 nëntor 2021, i pandehuri Ruzhdi Fejzullahu me dashje ndihmon personat e tjerë për kryerjen e veprës penale në atë mënyrë që me date 13.11.2021 rreth orës 16:00, në parkingun e QT “ MEGA Center” në fshatin Luzhan- Komuna e Podujevës, të pandehurave Leotrim Latifi e Ibrahim Qadraku dhe një personi tjetër të panjohur, ua jep automjetin e tipit “ Passat” me ngjyrë të zëzë, duke qenë në dijeni për planin e të njëjtëve se do ta grabisin argjendarinë “Orhani”, në Prizren pronë e të dëmtuarit Orhani Kasemithuhet.

Ndërsa të pandehurit Leotrim Latifi e Ibrahim Qadraku dhe NN, me dashje ndërmarrin veprime  për kryerjen e veprës penale të grabitjes por vepra penale nuk është kryer tërësisht në atë mënyrë që me dt 15.11.2021 rreth orës 16:55 min në rr” Adem Jashari”, Prizren duke vepruar në grup të armatosur, përdorin forcën që rezulton me lëndim të rëndë trupor, asisoj që me armë të zjarrta Ak- 47, pushkë të gjuetisë, pistoletë çekan dhe me një kuti të plastikës, me shpejtësi dalin para automjetit të tipit Passat”, me ngjyrë të zezë, pa targa të regjistrimit dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë së personit tjetër, në këtë rast të arit,  hyjnë në dyqanin e argjendarit “Orhani”, ku ishin pronari Orhan Kasemi dhe biri i tij – domtuari Ismet Kasemi dhe në ballafaqim me ta nuk arrijnë të marrin arin por që me armë të zjarrit shkrepin në drejtim të të dëmtuarit Orhan Kasëmi, të cilin e godasin ne abdomen, të cilit i shkaktojnë plagë të rënda trupore, kurse të dëmtuarin Ismet e godasin në këmbë e pastaj me shpejtësi me automjet gjegjës ikin nga vendin i ngjarjes në drejtim të rrugës regjionale Prizren- Suharekë.

Po ashtu të njëjtit në vend dhe kohë të njëjtë të njëjtë të njëjtë sikur në pikën 2 të dispozitivit të kërkesës për caktimin e paraburgimit, pas shkrepjes së armës e duke marrë parasysh se në ato momente kanë qenë të pranishëm një numër i madh i njerëzve, kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për të njëjtit.

Në vend dhe kohë të njëjta të ngjashme me të afërt sikur në pikën 2 të diapozitivit të kërkesës për caktimin e masave së paraburgimit, nga data e pa vërtetuar e deri  me datë 15.11.2021, në përgjigjet me ligjin e zbatueshëm, kanë poseduar armët e zjarrit AK-47, pushkën e gjuetisë dhe pistoletën me kal.7.62 mm, për të cilat nuk kanë poseduar leje nga organi kompetent i MPB.

Me përdorim të forcës, në grup dhe me armë në  mënyrë të kundërligjshme përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër, ashtu që pasi largohen nga vendi i ngjarjeve të pikave më afër sikur në 2 diapozitivin të kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që gjatë ikjes me automjetin e tipit “PASSAT”  me ngjyrë të zezë, bëjnë aksident me një automjet, vazhdojnë rrugës regjionale Prizren-Suharekë dhe kur arrijnë afërsisht afër fshatit Lubizhdë zbresin nga automjeti e pastaj me armë të zjarrit me dhunë e nxjerrin nga automjeti ‘Polo’, pronarin Salih Shabani e me këtë automjet vazhdojnë rrugës qindra metra deri tek pompa e derivateve “OK”, të cilët të armatosur zbresin nga vetura, me dhunë nga punëtori i  pompës marrin një bidon të cilin e mbushin me karburant, e pastaj me shpejtësi me automjetin e lartëmendur, kthehen tek automjeti i tipit “PASSAT”, të cilin e djegin dhe iki nga vendi i ngjarjeve për në drejtim të Suharekës.

Po ashtu sipas pikës 6 të dispozitivt  të dyshuarit sulmojnë personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare me përdorimin e armëve, në atë mënyrë që pasi me automjetin e tipit “Polo” , largohen nga pompa e derivateve “OK”, kur arrijë pranë QT “ETC”, në Suharekë, gjatë ballafaqimit me patrullën policore në Suharekë, në ikje nga xhami i pasëm i veturës shkrepin në drejtim të patrullës, e cila ishte në ndjekje të tyre, njofton betimipërdrejtësi.

Po ashtu me armë  shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve që, në atë mënyrë në kohë dhe vend të njëjtë të afërt sikur në pikën 6 të dispozitivit të kërkesës për caktimin e masës së madhe së paraburgimit, gjatë shkrepjes me armë që ka pasur lëvizje të madhe të kalimtarëve ka pasur edhe automjete të automjeteve.

Po ashtu sipas pikës 8 të kërkesës për caktimin e paraburgimit kanë asgjësuar pasurinë e personit tjetër që tejkalon shumë vlerën prej 5.000 euro, në atë mënyrë që kur me automjetin e tipit “Polo”, me ngjyrë të me targa 04-513- HD, me qëllim që të fshehin gjurmët, kur arrijnë në fshatin Murg të Komunës së Skenderajt, në tërësi e djegin të njëjtin duke i shkaktuar dëm pronarit të saj.

Grabitja në tentativë nga neni 317 par 1 dhe par 4 dhe lidhur me nenet 28 dhe 31 të KPRK-së; veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par 1 të KPRK-së, veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, veprën penale grabitje nga neni 317 par 1 dhe 3 të KPRK-së, veprën penale sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 par 1 dhe 3 të KPRK-së, veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm të nga neni 356 par 1 të KPRK-së si dhe veprën penale dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë nga neni 321 par 1 dhe 3 të KPRK-së.