1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Si pasojë e eksplodimit të gazit, humbi jetën punëtori i shkollës në Malishevë

eksplodimSot në orët e para të mëngjesit, në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ka ndodhur një rast i rëndë, ku ka humbur jetën një punëtor teknik, si pasojë e eksplodimit të nxehjes me gaz në këtë shkollë.

Zymer B. Hoti (1971) nga Malisheva, punëtor teknik në këtë shkollë, ka humbur jetën, përderisa kishte hyrë në objektin ku gjendet ngrohja e shkollës, e cila në atë moment kishte eksploduar.

Siç thuhet në kumtesë menjëherë në vendngjarje kanë dalë Policia e Kosovës dhe ekipet e shpëtimit, si dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Rexhep Mazreku, drejtori i arsimit Blerim Thaçi, drejtori për mbrojtje dhe shpëtim Ahmet Morina, dhe drejtor e zyrtar tjerë komunal.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, “i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hoti dhe farefisit të gjerë nga Malisheva” dhe këtë rast e quajti “një ngjarje e rëndë dhe tronditëse për të gjithë Malishevën”.

Organet e rendit, janë duke u marrë me rastin, ndërsa mësimi është ndërprerë përkohësisht në këtë shkollë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kroacia, kampione e Mesdhetarit

Kroacia është fituese e Kampionatit të 19-të Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet. Kjo ngjarje e rëndësishme e hendbollit është mbajtur prej të hënës...

Bashkimi pret Pejën, thirrje për mbështetje masive nga Prizreni

Bashkimi do të luajë këtë të diel në xhiron e 20-të të ProCredit Superliga kundër GO+ Pejës, në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, duke...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit