14.6 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Si po trajtohen mërgimtarët nga Komuna e Prizrenit

Forumi Transparenca-ballafaqimiForumi Transparenca, të martën mbrëma në Prizren ka mbajtur ciklin e katërt të debatit “Ballafaqim” me temën “Çfarë trajtimi për diasporën?”. Panelistë në këtë debatit ishin Ilir Baldedaj, drejtor i Drejtorisë së Administratës Komunale, Ruzhdi Hoxha, koordinator i Zyrës së Gjendjes Civile në komunën e Prizrenit dhe Vesel Gashi, zyrtar i Policisë së Kosovës. Panelistët janë përballur me anëtarët e Forumit Transparenca, të përbërë nga gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile si dhe me përfaqësuesit e partive politike opozitare në Prizren, ndërkohë që debati u moderua nga gazetarja, Myrvete Axhami.

Në fillim të debatit panelistët kanë prezantuar veprimet që janë ndërmarrë nga Komuna dhe Policia me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira administrative për mërgimtarët si dhe kushteve më të mira të sigurisë. Ata kanë pohuar se mërgimtarët sikurse edhe qytetarët tjerë shërbehen në mënyrë efikase me dokumentet e gjendjes civile. Ndërsa përfaqësuesi nga Policia e Kosovës ka theksuar se ky institucion ka hartuar planin operativ që aplikohet gjatë periudhës kur qyteti frekuentohet nga mërgimtarët, ku përfshihet siguria në trafik por edhe parandalimi i veprave të ndryshme penale.

Në anën tjetër, anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare kanë vlerësuar se institucionet nuk i kanë kushtuar kujdes të mjaftueshëm trajtimit adekuat të problemeve të mërgimtarëve, që në thelb janë edhe probleme të përditshme të qytetarëve të komunës së Prizrenit. Sipas tyre qeveria lokale nuk ka program qeverisës dhe si rrjedhojë nuk ka as strategji se si të ofroj një trajtim më të mirë për mërgimtarët. Fakti që qeveria komunale e Prizrenit nuk ka evidencë për numrin e mërgimtarëve nga kjo komunë sipas tyre dëshmon dështimin e sistemit kundruall diasporës dhe trajtimit të shqetësimeve të tyre dhe vë në pah paaftësinë për të tërhequr investimet nga ta për mundësimin e zhvillimit ekonomik lokal. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjegjësisht Departamenti i Krimeve të renda ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave. B.K., A.R., V.K., Z.T., A.E., H.B dhe A.T, dyshohetn...

Haradinaj kujton komandant Drinin dhe të rënët e 8 majit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – Drini, një prej emrave më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si...

Lajmet e Fundit