9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Siguria në kufirin Kosovë-Shqipëri, e mirë

Komandanti i Stacionit të Policisë për Mbikëqyrje në Vërmicë, Shaban Osmanollaj, e ka vlerësuar të mirë situatën e sigurisë në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ai thotë se ky rezultat është arritur falë bashkëpunimit të mirë me policinë dhe doganën e Shqipërisë.

“Gjendja e siguresë përreth kufirit është e mirë. Kjo është arrit falë bashkëpunimit të mirë që Policia e Kosovës ka me policinë dhe doganën e Shqipërisë”,ka thënë Osmanollaj, në takimin që ka zhvilluar sot me kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja.

Ai vlerësoi lartë bashkëpunimin edhe me banorët e fshatrave përreth kufirit.

“Në bashkëpunim me banorët po ashtu kemi arrit t’i parandalojmë kalimet ilegale të kufirit”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Formohet kabineti i ri drejtues i Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i cili përbëhet nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale që...

Gjysmëfinalet e Kupës që premtojnë spektakël

Koha është për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll që premtojnë spektakël. Pas sfidave shumë interesante në çerekfinale, katër skuadrat më të mira premtojnë...

Lajmet e Fundit