5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

S’ka gjasë të shtyhen zgjedhjet në Turqi, pavarësisht tërmetit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka përjashtuar një mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 14 majit, pavarësisht pasojave shkatërruese që ka lënë pas tërmeti i 6 shkurtit, i cili ka shkaktuar mbi 45 mijë viktima vetëm në Turqi.

Kështu ka bërë me dije ai, i pyetur lidhur me gjithë situatën e fundit të lënë pas tërmetit me magnitudë 7.8 Rihter. Sipas tij, nuk është e nevojshme që të ketë shtyrje të procesit zgjedhor, i cili është i projektuar për t’u zhvilluar më 14 maj.

Pozitat e Erdogan kanë pësuar luhatje të shumta muajt e fundit dhe mbi të gjitha janë dobësuar pas goditjes që Turqia mori në 6 shkurt.

Pasojat e rënda dhe shkatërrimi masiv, iu atribuuan edhe një politike jo të përshtatshme të ndjekur nga Erdogan dhe Qeveria e tij, duke përmendur edhe reagimin jo të shpejtë të shtetit, në 10 rajonet e goditura.

Vetë presidenti turk e ka pranuar se përgjigja ndaj tërmetit nuk ishte më e mira e mundshme dhe mbi këtë aspekt ka kërkuar falje.

Teksa, për punimet e dobëta të ndërtimit të godinave, janë arrestuar 180 persona deri tani dhe më shumë se 600 të tjerë janë nën hetim.

Për t’u parë ndërkaq mbetet nëse Erdogan do t’i qëndrojë versionit të zhvillimit të zgjedhjeve vërtetë më 14 maj apo jo.

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit