12.9 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

S’ka më operime në zemër, mbyllet kardiokirurgjia

Në Kosovë askush nuk mund të kryejë operim në zemër. Kardiokirurgjisë së vetme publike në tërë vendin, e hapur në mars 2013 në QKUK, ka dy muaj që i është vënë dryni.

Për më keq, edhe Reparti i Kardiokirurgjisë është shuar, ndonëse për të nga Qeveria italiane ishin dhënë 3 milionë euro.

Të mbetur pa kirurgë që kryejnë operime në zemër, infermieret e këtij reparti janë shpërndarë në klinikat tjera.

Xhemail Sylejmani: “Tani ka mbet vetëm një kardiokirurg i cili nuk mundë të punoi i vetëm sepse i duhen se paku edhe 4 kardiokirurg të tjerë, po të ketë vullnet politik kjo klinikë do të funksionoi sepse infrastruktura është e re dhe e mirë”.

Zyrtarë të Shërbimit Spitalor thonë se janë në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë që të inkurajohen kardiokirurgë vendorë dhe ata të jashtëm për bashkëpunim, mirëpo një gjë e tillë kërkon buxhet shtesë.

Shpend Fazliu – Zëdhënës i SHSKUK -së: “edhe kjo ka implikime buxhetore, funksionalizimi i kësaj fushe kërkon buxhet shtesë dhe për këtë gjë është e njoftua edhe ministri i shëndetësisë sepse ekspertët e huaj kërkojnë një pagesë të mirë, mirëpo mbetemi në pritje se çka do të mund të vendosim”.

Klinika e Kardiokirurgjisë u hap në fillim të vitit të kaluar, mirëpo që nga atëherë u ballafaqua me mungesën e stafit mjekësor. Tani, praktikisht i tërë sistemi shëndetësor publik në vend, ka mbetur pa mjekë që kryejnë operime në zemër./RTK/

Më Shumë

Prizreni do të ketë fusha moderne tenisi, punimet në fazën përfundimtare

Fushat e reja të tenisit në Prizren po marrin formë, ndërsa punimet në Qendrën Sportive të qytetit kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare të...

Zafir Berisha: Shaqir Totaj viktimë e hajdutëve të PDK-së dhe LDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të Komunës, Shaqir Totaj, duke e cilësuar si “infantil politik”. Ai...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit