-0.2 C
Prizren
E martë, 5 Dhjetor, 2023

S’ka shërbime të “Vala”, Telekomi tregon arsyet

Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit “Vala” janë përballur të martën me probleme për thirrjet telefonike nga ky operator.

Telekomi njofton se në mëngjes, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin.

 

“Sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu sipas planit do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin. Ekipet teknike po punojnë që shpejt ta sanojnë gjendjen dhe të rikthejnë shërbimet”, thuhet në komunikatën e Telekomit të Kosovës.

Telekomi, duke ju kërkuar ndjesë konsumatorëve, për shqetësimin e arsyeshëm, i njofton se këto pajisje do të ndërrohen shumë shpejt dhe qytetarët do të kenë shërbime të nivelit evropian, falë teknologjisë së fjalës së fundit që e kemi instaluar në disa pjesë të Kosovës dhe të cilën do ta instalojmë së shpejti në tërë vendin, kur të gjitha shërbimet të zhvendosen në platformat e reja!

Më Shumë

Edona Kryeziu ngre dy shqetësime për qytetarët e Rahovecit, laboratorin biokimik dhe mirëmbajtjen e rrugëve

Asamblistja e LDK-së në Komunën e Rahovecit, Edona Kryeziu, në seancën e së mërkurës të Kuvendit Komunal, ka ngritur si shqetësim dy çështje që...

Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Lanovicë

Familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme ,të martën ishin të pranishëm në orët...

Lajmet e Fundit