3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

S’ka shpjegim për shtyrjen e rihapjes së hapësirës ajrore të Kosovës

Kosove-Hasira ajroreAutoritet e NATO-s nuk kanë shpjeguar arsyet e shtyrjes së afatit të rihapjes së hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës. Një vit pasi NATO ka vendosur që Hungaria ta menaxhoj përkohshëm hapësirën e sipërme ajrore të Kosovës autoritet e Këshillit të NATO-s dhe as ato kosovare nuk konfirmojnë nëse normalizimit të hapësirës ajrore të Kosovës do të duhet t’i paraprij një marrëveshje në Bruksel.

Këshilli i NATO-s nuk ka dhënë shpjegime përse po shtyhet rihapja e hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës e paralajmëruar të bëhet në fillim të këtij viti.

Në një shpjegim përmes postës elektronike zyrtarët e NATO-s i kanë thënë Radio Kosovës se është arritur një përparim i dukshëm në përgatitjet për të normalizuar hapësirën ajrore të Kosovës. Por, ky përparim që përmendet mund të shihet tek në pjesën e parë të vitit të ardhshëm kur autoritet kosovare presin që të rihapet hapësira ajrore e Kosovës.

Përfshirja e kësaj çështje në bisedimet me Serbinë është diskutuar vitin e kaluar mes zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe zyrtarëve të Këshillit të NATO-s. Por, asnjëra nga palët nuk kanë konfirmuar nëse rihapjes së hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës do t”i paraprijë një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës.

Lah Nitaj këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës ka thënë të mos ketë njohuri përse nuk është realizuar këtë vit rihapja e hapësirës ajrore të Kosovës.

”Me të dhënat që operojmë nuk e dimë që ka ndonjë problem. Thjeshtë është çështje e a autoritete të Brukselit përkatësisht Këshillit Veriatlantik dhe autoritete hungareze. Procesi është dashur të ndodhu kohë më parë pse nuk ka ndodhur ata duhet të të japin një shpjegim”, i ka thënë Nitaj Radio Kosovës.

Zyrtarët e NATO-s ndërkaq kanë përmendur faktin që hapësira e sipërme ajrore e Kosovës, e cila ka mbetur një vrimë gri në hartën e Evropës do të rihapet në mënyrë të mirë koordinuar me Shërbimet e Navigacionit Ajror të regjionit. E që në këtë rast kjo nuk përjashton që kjo temë të diskutohet në kuadër të grupeve punuese të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Dritan Gjonabalaj shef i Agjencisë së Aviacionit Civil të Kosovës ka përmendur se ka një dakordim për t’u biseduar rreth kësaj çështje.

“Është dakorduar që çështja e normalizimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës të vazhdoj të diskutohet dhe të gjendet një zgjidhje në kuadër të iniciativës së NATO-s ku Republika e Kosovës është e përfshirë. Ne jemi duke punuar të gjithë bashkë që hapja të ndodhë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, ka thënë Gjonbalaj për Radio Kosovën.

Një vit më herët NATO që ka përgjegjësinë për menaxhimin e hapësirës ajrore të Kosovës kishte vendosur që menaxhimin e kësaj hapësire ta bëjë autoriteti hungarez i Navigacionit –Hungarocontrol. Madje ishte caktuar më së largu qershori i këtij vitit që të mundësohen rutat e fluturimeve mbi hapësirën e sipërme ajrore të Kosovës.

Tani përmendet gjysma e parë e vitit 2014 koha kur do të mundet që rihapet hapësira e sipërme ajrore e Kosovës e mbyllur në vitin 1999.

Menaxhimi i përkohshëm hapësirës së sipërme ajrore mbi 10 km mund të zgjas nga 3-5 vjet. Ndërsa hapja e kësaj hapësire për mbikalimet komerciale pritet të rris të hyrat e shtetit nga 6-10 milionë euro.

Më Shumë

Vëllaznimi fiton ndaj skuadrës së Golden Eagle Ylli

Me ndeshjen Ylli – Vëllaznimi është mbyllur xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në basketboll, përballje kjo që u zhvillua në palestrën “13...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me armë zjarri

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri.     Policia ka njoftuar se lidhur me rastin...

Lajmet e Fundit