4.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Skandali i Qeverisë e kushtëzoi vetë liberalizimin e vizave

Çështja e kushtëzimit të Kosovës me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në kompensim për liberalizimin e vizave, si një precedent i panjohur deri më tani, u bë temë debati edhe nga raportuesja për Kosovën Tanja Fajon, e cila kërkoi shpjegime se pse u bë ky kushtëzim i veçantë për Kosovën.

Përfaqësues të subjekteve politike në opozitë ka kohë që për këtë lloj kushtëzimi janë duke i denoncuar të dy partnerët e koalicionit qeverisës, ish-kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, i cili nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm u ngjit në postin e presidentit, dhe kryeministrin aktual Isa Mustafa.

Ekziston dyshimi se kërkesa për këtë lloj kushtëzimi është bërë nga zyrtarët e shtetit të Kosovës, me qëllimin e vetëm që të gjunjëzohet edhe opozita, për të hequr dorë nga kundërshtimi i marrëveshjeve tejet të dëmshme, siç është ajo e Demarkacionit, në mënyrë që të merret liberalizimi i vizave.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, është i sigurt që këtë lloj skenari më së miri ka ditur ta mendojë dhe përgatisë ish-kryeministri Hashim Thaçi, i cili edhe e ka përgatitur në pako gjithë procesin negociator, derisa kryeministri Mustafa e ka gjetur të gatshëm. /Kosova Sot/

Më Shumë

Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si zëvendësministër të Mbrojtjes, Enis Kervan.Ai uroi për pozitën Kervan dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e...

Jalen Riley – përforcimi i ri i Bashkimit

KB Bashkimi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për fazën përfundimtare të stinorit, duke prezantuar basketbollistin amerikan Jalen Riley. Playmaker-i 182 cm i gjatë, i...

Lajmet e Fundit