15.3 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Skandaloze: Nxënësve ju falën notat në Gjimnazin “Remzi Ademaj” në Prizren (Dokument)

gjimnazi remzi ademajNxënësit e Gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren, janë “shpërblyer” me nota në lëndën e ekonomisë. Ata pa i mbajtur orët e kësaj lënde, në fund të semestrit, janë vlerësuar me nota kaluese.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se nxënësit janë “shpërblyer” me nota kaluese, në mungesë të mësimdhënësit të lëndës së ekonomisë.

“Nxënësit janë vlerësuar paushallë në mungesë të profesorit të ekonomisë”, tregon burimi për “PrizrenPress”.

Nxënësit e Gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren nga muaj tetor nuk kanë mbajtur asnjë orë në lëndën e ekonomisë. Mësimdhënësi i lëndës së ekonomisë, Hajni Kurtaj, është detyruar t’i lë nxënësit e kësaj shkolle në tetor të këtij viti, dhe të përcaktohet për një vend të punës në Administratën Tatimore.

Ai për disa vite paralelisht kishte mbajtur dy vende të punës. Pas vendimit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, që punëtorët e shërbyesve civil të mos i mbajnë nga dy vende të punës, Kurtaj është larguar nga gjimnazi për të vazhduar punën vetëm në Administratën Tatimore në Prizren.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj në një prononcim për “PrizrenPress” në muajn tetor pat pranuar se Hani Kurtaj është larguar si mësimdhënës në Gjimnazin “Remzi Ademaj”.

“Nga 1 tetori Hajni Kurtaj nuk është mësimdhënës në Gjimnazin ‘Remzi Ademaj”, pat deklaruar Çoçaj.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, pas largimit të Kurtajt, ka hapur konkurs për mësimdhënës të lëndës së ekonomisë në këtë shkollë. Edhe pse në këtë konkurs kanë konkurruar një numër i madh i kandidatëve, asnjëri prej tyre nuk është pranuar në punë.

notat

Ndërkaq, drejtori i Gjimnazit “Remzi Ademaj”, Sali Ademaj, në mungesë të mësimdhënësit është detyruar që të formojë një komision për vlerësimin e nxënësve të lëndës së ekonomisë. Ky komision është formuar vetëm një ditë para mbylljes gjysmëvjetorit shkollor. Anëtarë të komisionit janë caktuar: Mirsade Hoxha, Engjullusha Susuri dhe kujdestarët e klasave.

“Ky komision në përbërje të plotë obligohet që të bëjë vlerësimin e nxënësve të kësaj lënde të cilët nuk i kanë mbajtur orët e mësimit dhe janë të pa notuar”, thuhet në vendimin e Ademajt.

Burimet e “PrizrenPress”-it tregojnë ndërkaq, se pavarësisht formimit të këtij komisioni, nxënësit nuk janë vlerësuar.

“Nxënësit nuk janë vlerësuar. Notat janë qitë paushall. Drejtori ka formuar formalisht komisionin një ditë para se me u mbyllë gjysmëvjetori, sepse është jashtë cdo logjikë që nxënësit të vlerësohen për një lëndë që nuk e kanë i kanë mbajtur orët”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Sulmohet zyrtari policor në Rahovec

Një mashkull kosovar është arrestuar pasditen e djeshme në Rahovec, për veprën sulm ndaj personit zyrtar. I njëjti sipas raportit, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor,...

Lajmet e Fundit