Urime Krishtlindjet !

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar Kancelarin e Ipeshkvisë së Kosovës, shkëlqesinë e tij Don Shan Zefi dhe të gjithë qytetarët e besimit katolik të komunës së Prizrenit, me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Kjo festë bashkë me të mirat që bartë brenda vetës, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë”, thuhet në urimin e Mujës.

“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të jetë e angazhuar thellësisht për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë ne”.

“Lindja e Krishtit, uroj qe të sjellë shëndet, të mira dhe lumturi në familjet tona”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit