S’kapet hajni i armëve në Nebrogoshtë të Prizrenit

hajniNjë hajn i armëve në fshatin Nebrogosht të Prizrenit,ka arrit të ikë edhe pse është vrejtur nga dëshmitarët duke vjedhur në një shtëpi të pa banuar.

Policia e Prizrenit njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta.

“ Një i dyshuar, tashmë i njohur për policinë, ka tentuar të vjedhë dy pushkë gjahu nga një shtëpi në fshatin Nebrogoshte. I dyshuari kishte hyrë në një shtëpi, familjarët e së cilës ndodhen në kurbet, dhe pasi kishte marrë armët dhe 122 fishekë kishte tentuar të largohet tinëz por ishte vërejtur nga fqinjët”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës .

“I dyshuari pasi e kishte vërejtur se ishe diktuar nga dëshmitarë, i ka lënë armët në oborr dhe ka marrë arratinë, ndërkaq policia ka kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes dhe i ka sekuestruar armët për shkaqe sigurie”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit