17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Skena UP mbyll sonte perdet e edicionit të 12-të

Skena UP-edicioni12Festivali Ndërkombëtar i Studentëve për Film dhe Teatër “Skena UP” do të mbyllet sonte, dhe ceremonia e mbylljes do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, prej orës 20:00.

Gjatë ditës do të mbahet një diskutim me temë “Festivali dhe Qyteti”, dhe panelitë do të jenë Besa Luzha nga ChopinFest, Ilir Bajri nga JazzFest, Eroll Bilibani nga DokuFest, Hana Qena nga Skena UP, si dhe përfaqësues nga Komuna e Prishtinës.

Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër Skena UP, këtë vit ka përzgjedhur 43 filma, nga 400 sa kishin aplikuar, e të cilët do të shfaqën për një javë rresht në Teatrin Oda në Prishtinë.

Në shenjë nderimi për doajenin e kritikës teatrore kosovare, Vehap Shita (1923-2014), Festivali në edicionin e vet të XII, ka themeluar Çmimin për Kritikë Teatri “Vehap Shita”. Të gjithë pjesëmarrësit duhet që shkrimet e tyre t’i dorëzojnë sot, deri në orën 12:00.

Autori i shkrimit më të mirë me karakter kritik në fushën e teatrit do të nderohet me Çmimin për Kritikë Teatri “Vehap Shita”, i cili, ngjashëm me çmimet e tjera të festivalit, do të ketë formën e një statuje dhe një certifikate në formë të shkruar. Drejtuesit e festivalit do të përpiqen që, përmes gjetjes së fondeve shtesë, këtij çmimi t’i japin edhe vlerë monetare.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 960 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit