Opozita po tregohet e dobët

Kurti-Haradinaj14-14Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën që nga dalja e LDK-së nga Blloku nuk po e bëjnë presionin e pritur për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Ndryshe kishin vepruar sa ishin në Bllok. Bile në një rast e patën thirrur vet seancën dhe e patën zhvilluar atë pa praninë e kryesueses, Flora Brovina dhe deputetëve të PDK-së.

Vendime, megjithatë nuk patën marrë. Tash, tri partitë që janë përcaktuar të mbesin në opozitë, sikur e kanë lënë në dorë të dy partive më të mëdha në vend të vendosin për seancën ose siç mendojnë analistët politikë, ato po presin që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Nexhmedin Spahiu, analist politik, e ka vlerësuar të natyrshëm heshtjen e opozitës, pasi sipas tij, kjo opozitë është thyer dhe se vështirë do ta marrë veten.

“ S’kanë çka fitojnë nëse fillon puna e parlamenti ose bëhet qeveria, po vërehet që kjo opozita është e thyer”, ka thënë Spahiu. Ai ka thënë se ky koalicion i krijuar në mes dy partive me të mëdha në vend e ka lënë të pafuqishëm zërin opozitar. E Albert Krasniqi nga KIPRED, konsideron se opozita e ardhshme mund të jetë shumë e kufizuar dhe e dobët në aspektin e numrave/gazeta express/

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Lajmet e Fundit