20.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Skenarët e radhës: Tre data për Serie A, GDS publikon planin e fundit

Serie A po mendon të zbresë në fushë, fillimisht për të nisur stërvitjet. Seancat e para do të jenë grupe-grupe, duke shmangur kontaktet dhe më pas do të punohet normalisht, në grup. Gazzetta dello Sport shkruan se klubet italiane mund t’i nisin përgatitjet më 4 maj, ndërkohë që janë tre data kur mund të rifillojë kampionati.

Opsioni më i mirë është 24 maji dhe shpresohet që situata të përmirësohet në vendin fqinj gjatë kësaj periudhe. Nëse nuk ndodh, atëherë është programuar të niset me 31 maj, ose 7 qershor. Sigurisht gjithmonë duke u këshilluar me autoritetet, pasi nuk mund të rrezikohet që ndonjë tjetër futbollist të preket me COVID-19.

Plani është që kampionati të mbyllet për 6 javë e gjysmë, çka do të thotë se do të luhet çdo mesjavë për t’i mbyllur 13 javët e mbetura të kampionatit. Me llogaritë e bëra, deri në mesin e korrikut kampionati do ketë mbaruar, duke respektuar kështu edhe sugjerimin e UEFA-s, që është shprehur se deri më 3 gusht garat kudo në Europë të kenë përfunduar.

Më Shumë

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos...

Zhegrova nonimohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez. Ai është...

Lajmet e Fundit