1.6 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Skënder Hyseni e Eqrem Kryeziu humbësit me të mëdhenj të zgjedhjeve

Kryeziu dhe hydajet hyseniStruktura e njerëzve që ka dominuar deri tash në Lidhjen Demokratike të Kosovës po e humb me të madhe primatin në këtë parti. Jo veç në vendimmarrje e poste partiake por edhe në vota.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidatët që kanë hyrë rishtazi në LDK kanë lënë prapa me vota strukturën drejtuese të LDK-së. Madje disa nga të vjetrit nuk do të hynë as në Kuvend.

Nga 75 për qind të votave të numëruara, Vjosa Osmani ka marrë 27 mijë e 181 vota. E, Sabri Hamiti ka marrë vetëm 8 mijë e 540 vota, pra gati trefish më pak se Osmani. Hamiti ka mbetur shumë mbrapa edhe për dallim nga Teuta Rugova, e bija e Ibrahim Rugovës. Teuta ka marrë 25 mijë e 347 vota.

Ismet Beqiri që ka qenë shef i grupit parlamentar ka marrë mbi 11 mijë vota, pra dyfish më pak se Rugova e Osmani. Skënder Hyseni e Eqrem Kryeziu janë humbësit me të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Hyseni ka marrë rreth 3 mijë e 700 vota e Kryeziu rreth 3 mijë vota. Hamiti, Hyseni e Kryeziu janë mundur edhe nga i sapoaderuari në LDK, Nuredin Ibishi, një ish komandat i UÇK-së, që ka marrë mbi 9 mijë vota, transmeton reporteri.

Një kuadër i ri i LDK-së, Arben Gashi megjithatë nuk ka treguar rezultat sikur Osmani e Rugova. Ai ka marrë rreth 9 mijë vota.

Më Shumë

Albin Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Kryetari i LVV-së, njëherit kandidati për Kryeministër, Albin Kurti pas rezultateve e KQZ-së deri në ora 22:00 ka falënderuar të gjithë qytetarët për votimin...

Funksionalizohet Njësia Koronare në Spitalin e Prizrenit

Njësia Koronare në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është vënë zyrtarisht në funksion, raporton PrizrenPress. Lajmin e ka bërë të ditur...

Lajmet e Fundit