0.6 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Smajl Latifi i AAK-se, kryetar i Rahovecit

Pas rinumërimit të disa prej kutive të votimit dhe votave me kusht në Komunën e Rahovecit, fitues ka dal Smajl Latifi i AAK’së duke e mposhtur kështu Idriz Vehapin e PDK’së në këtë komunë.

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR), ka përfunduar numërimi për tri vendvotime për komunën e Rahovecit. Nga kjo, fitues i garës së balotazhit për zgjedhjet lokale del të jetë kandidati nga AAK’ja, Smajl Latifi.Për fitoren e Latifit në Rahovec ka folur edhe anëtari i KQZ’së nga radhët e AAK’së, Binak Vishaj.

“Konfirmohet fitorja e Smajl Latifit per Rahovec. Edhe me votat me kusht fiton Smajl Latifi,Urime AAK”, ka shkruar Vishaj.Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur se cilat që disa vendvotime ne Rahovec t’i qojë në rinumërim. Kjo pas ankesës që PDK e kësaj komunë ka bërë kundër AAK’së.Në balotazhin e 19 nëntorit për Rahovec, Smajl Latifi i AAK’së ka arritur që t’i mbledhë 10 mijë e 483 vota duke lënë pas për 241 vota Idriz Vehapin e PDK’së. Vehabi ka arritur që ti mbledhë 10 mijë e 242 vota në këtë komunë.

Më Shumë

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Egzon Gjuka e Tina Hetemi më të mirët e vitit

Në praninë e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Federata e Hendbollit e Kosovës të premten në Sallën e Kuqe të Pallatit...

Lajmet e Fundit