18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Smajl Latifi kërcënon dhe fyen gazetarin Hoti

Gazetari Hasan Hoti përmes rrjetit të tij social “Facebook”, ka treguar rastin se si kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi e ka kërcënuar e ofenduar atë, raporton Gazeta Blic. 

Hoti ka shkruar se pas raportimit që Latifi ka punësuar drejtoreshën Vjollca Vuçiterna, ai ka reaguar ashpër duke e ofenduar atë në mënyrë të ulët përmes telefonit.

“Madje, Latifi shkon aq larg sa që më kërkon që të shkojë në zyre të tij dhe të sqarohem në tërësi këtë punë, se për çfarë lloj sqarimi e përdor ai unë nuk e di”, ka shkruar Hoti në Facebok.

Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje: 

Pas raportimit ne Gazeta Politike dhe me rastin e kritikave ne Facebook te kryetarit te Rahovecit, Smajl Latifi ne lidhje me punesimin e drejtoreshes Vjollca Vuçiterna ai me merr ne telefon dhe me ofendon ne menyren me te ulet.

Pos tjerash, Latifi me ofendon me nje gjuhe qe me besoni me befasoje per te keq sepse nuk kam besu se aso fjalori perdor ai.

Madje, Latifi shkon aq larg sa qe me kerkon qe te shkoje ne zyre te tij dhe te sqarohem ne teresi kete pune, se per çfare lloj sqarimi e perdor ai une nuk e di.

Ishte aq i mllefosur sa qe çdo dyten fjal ia bashkangjitke me nje ofendim.
Une pres prej tij qe se paku te kerkoje falje, perndryshe do te drejtohem tek organet e dretesise dhe filloje nje procedure gjyqesore me te.

Më Shumë

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes. Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e...

Lajmet e Fundit