8.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Smajl Latifi: Lum kombi që ka të tillë burra trima si Shkëlzeni me shokë!

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në përvjetorin e 22-të të Shkëlzen Haradinajt dhe shokëve të tij, ka thënë se lum kombi që ka të tillë burra trima si Shkëlzeni me shokë.

“22 vjet pa Shkëlzenin, heroin e luftës dhe lirisë, e pa shokët e tij trima Luan Nimanajn, Fatmir Nimanajn dhe Hasim Halilajn, që së bashku ranë burrërisht në një betejë fyt për fyt e të përgjakshme me forcat pushtuese serbe, më 16 prill 1999, në Maznik të Deçanit”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Gjithashtu, kujtojmë përvjetorin e vrasjes në pabesi, pas luftës (15 prill 2005), luftëtarin e paepur të lirisë, i sprovuar nëpër beteja të shumta, Enver Haradinajn. Gjaku i heronjve, na bënë të ndjejmë çdo ditë boshllëkun e dhimbjen e madhe, njëkohësisht, sot e përherë edhe krenarinë e natyrshme Vepra e tyre është e pavdekshme dhe ndriçon rrugën tonë që kemi përpara vetes”, ka shkruar ai.

May be an image of 5 people, people standing, military uniform and outdoors

Më Shumë

SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 eurosh për personat shoqërues

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka sqaruar se bashkëpagesa prej 3 euro për 24 orë qëndrimi të personave shoqërues mbi 15 vjeç...

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

Lajmet e Fundit