11.7 C
Prizren
E martë, 22 Prill, 2025

OSBE përfundon me sukses operacionin në veri të Kosovës

OSBE ne veri te KosovesMisioni i OSBE-së në Kosovë ka përfunduar me sukses operacionin e saj në veri të Kosovës në mbështetje të zgjedhjeve të sotme parlamentare.

Sipas një njoftimi për media, OSBE thotë se të gjitha 94 vendvotimet në 40 qendra të votimit në komunat e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin-Potokut janë hapur me kohë dhe personat me të drejtë vote kanë pasur mundësinë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

OSBE-ja njofton se ka angazhuar 150 pjesëtarë për t’u ofruar KVV-ve (Këshillave të Vendvotimeve) këshilla dhe ndihmë teknike të atypëratyshme në të gjitha fazat e procesit, shkruan koha.

“Kemi qenë dëshmitarë të një operacioni të mirë zgjedhor, të realizuar në mënyrë profesionale. Nuk janë raportuar incidente apo parregullsi të mëdha. Kjo është një arritje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe për votuesit”, ka thënë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

“Dua ta falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionet Komunale Zgjedhore për bashkëpunimin e tyre, si dhe Këshillat e Vendvotimeve për angazhimin e tyre. Po ashtu, i përgëzoj organet e sigurisë – Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in – për performancën e tyre të shkëlqyer në ruajtjen e një mjedisi të sigurt e të favorshëm për zgjedhje të qeta”, thuhet më tutje në njoftim.

OSBE-ja ka përkrahur procesin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më Shumë

Mbi 100 monumente në Prizren i janë nënshtruar restaurimit

Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike. Shafi Gashi, arkeolog, tha se “në tri katër vitet e fundit mbi 100 monumente vetëm...

Dragashi mbështet fshatrat fqinj të Shqipërisë me shërbime shëndetësore falas dhe përmirësim të infrastrukturës rrugore

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, mirëpritën dje në një takim miqësor drejtorin e Qendrës...

Lajmet e Fundit