KRU “Gjakova” ka njoftuar se si pasojë e punimeve sonte duke filluar nga ora 22:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në zonën e Rahovecit, Prizrenit dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për arsye të punimeve të paraqitura si pasojë e defektit të ndodhur në gypin Ø800 në fshatin Bishtazhin jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë sonte nga ora 22:00 e mbrëmjes”, kanë njoftuar ata.
Sipas tyre, Për shkak të komplicitetit të intervenimit nuk mund të parashikohet ora e saktë e rikthimit të furnizimit gjatë ditës së nesërme.
“Zonat të cilat do atakohen nga kjo ndërprerje e furnizimit janë; degëzimi Dol, Lipovec, Rogovë po ashtu e gjithë Njësia e Rahovecit dhe e Lumëbardhit të Prizrenit”, njofton KRU “Gjakova”.