7.7 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Sot intervistohen kandidatët për rektor të UPZ-së

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit, sot do t’i intervistojë kandidatët për rektor të këtij universiteti.

Intervistimi i tyre mbahet në ora 15:00.

Në garë për rektor të UPZ-së, janë kandidatët: Ismet Temaj, Kadri Kryeziu,Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti.

Universiteti i Prizrenit nga muaj maji i viti të kaluar ka mbetur pa rektor. Ai, aktualisht funksionon me ushtrues të detyrës.

Zgjedhja e rektorit të ri të UPZ-së, Ismet Temaj, u pat kontestuar nga ish-rektori, Ramë Vataj, duke e quajtur të paligjshëm.

Ai pretendonte se kundërkandidati i tij, Temaj, ishte përzgjedhur në mënyrë të parregullt, pasi nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të Këshillit Drejtues në kohën e votimit.

Rasti përfundoi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, i cili pezulloi përzgjedhjen.

Këshilli Drejtues, ndërkaq në dhjetor të vitit të kaluar pati zgjedhur Ismet Temajn për ushtrues detyre të rektorit të UPZ-së. Po ashtu, në këtë mbledhje Këshilli Drejtues ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete të premten në Dragash. Policia ka bërë të...

Nënkryetar komune apo deputet, flet Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë...

Lajmet e Fundit