4.4 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Sot Kuvendi voton shkarkimin e Fullanit

Ardian Fullani gurvenatorAshtu siç u paralajmërua pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, shkarkimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe i Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi, do të jenë sot në rendin e ditës të Kuvendit.

Dita e enjte e gjen Guvernatorin Fullani në “arrest shtëpie”, një vendim i marrë nga Gjykata e Apelit, ndërsa Golemin në burgun 313 pas refuzimit nga Apeli të ndryshimit të masës së dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë “arrest me burg”.

Kuvendi ka publikuar rendin e ditës, ku shkarkimi i Guvernatorit renditet në pikën e shtatë e tij e pasuar dhe nga kërkesa për shkarkimin e Inspektores së Përgjithshme të Bankës, Elivar Golemi.

Votimi është parashikuar të paraprihet nga një raport i paraqitur nga Komisioni i Ekonomisë ku do të argumentohet kërkesa për shkarkimin e Fullanit dhe Golemit.

Disa nga projektligjet që do të merren në shqyrtim sot janë:

-Projektligji për “Të drejtën e informimit”

-Projektligji për “Mbrojtjen e të dhënave personale”

-Projektligji për “Azilin në Republikën e Shqipërisë”

-Projektligji për “Prokurimin publik”

/Shekulli Online/E.H./

Më Shumë

Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga...

Shannon Shorter kalon me sukses kontrollin mjekësor te Bashkimi

Lojtari i ri i Bashkimiit, Shannon Shorter, ka përfunduar me sukses kontrollin mjekësor, duke bërë hapin e fundit drejt bashkimit të plotë me skuadrën...

Lajmet e Fundit